DUDAJ - NJE HAP DREJT SE PANJOHURES - MBRETERESHA NOOR
$38.52
$63.17
SPECIFIKAT E PRODUKTIT Përshkrimi:“Nje hap drejt se panjohures” eshte nje liber i mrekullueshem. Historia e nje amerikaneje te re, e cila u be bashkeshortja dhe bashkepunetorja e nje monarku arab. Ky liber paraqet nje portret terheqes te te ndjerit mbret Husein dhe perpjekjet e tij gjate gjithe jetes per t’i sjelle paqen rajonit te derrmuar nga lufta, kendveshtrimin e nje deshmitareje reale per hendekun ne rritje midis Shteteve te Bashkuara dhe kombeve arabe. Po ashtu ky liber eshte historia e sinqerte e nje nene dhe gruaje qe diti ta mbante me se miri barren qe i ra, duke qene bashkeshortja e nje burri shteti. Por mbi te gjitha eshte nje histori dashurie – ditari intim i nje gruaje qe u dashurua marrezisht pas nje mbreti dhe popullit te tij. E lindur ne nje familje te shquar amerikano-arabe dhe rritur mes privilegjesh, Lisa Halaby ndoqi vitin e pare te studimeve ne universitetin e Princeton-it dhe ne vitin 1974 u diplomua per arkitekture dhe urbanistike. Dy vjet me vone, teksa kishte shkuar ne Jordani te vizitonte te atin, u njoh rastesisht ne pisten e aeroportit me mbretin Husein. Fort i admiruar ne gjithe boten arabe si ze i moderuar dhe pinjoll i drejtperdrejte i profetit Muhamed, Huseini u be shume shpejt beqari me i lakmueshem ne bote, pas vdekjes tragjike te se shoqes. Heren tjeter qe u takuan, Huseini ra koke e kembe ne dashuri me vajzen e cilter dhe sportive te mikut te tij te ngushte prej aq vitesh. Pas nje lidhjeje te fshehte e marramendese, Lisa Halaby u be Noor Al Hussein, mbreteresha e Jordanise. Libri i duhur për bibliotekën tuaj! Nuk ka akoma një vlerësim për këtë produkt
Biografi & Kujtime