MINERVA - TRUMP, PRESIDENTI ME JAKE BLU - ANTHONY SCARAMUCCI
$60.19
$90.29
SPECIFIKAT E PRODUKTIT Përshkrimi:Ne nje administrate qe nuk njihet per qetesine e saj, asnje komete nuk u ngjit me larte, nuk ndriti me shume, dhe nuk u fik ne menyre me spektakolare sesa Anthony Scaramucci.Per njembedhjete dite (jo dhjete, sic eshte raportuar gjeresisht, dhe kete ai do t’ia thote cilitdo qe eshte i gatshem te degjoje), ai drejtoi departamentin me te rendesishem te komunikimeve ne te gjithe boten, ate te Shtepise se Bardhe.Ne fund te qendrimit te tij te shkurter – disa prej diteve me kaotike dhe formuese te administrates Trump – nga nje perfaqesues i presidentit per mediat televizive dhe radiot qe njihej pak, ai u be i njohur nga te gjithe njerezit me emrin “Mooch”. Ngjitja dhe renia e Mooch-it, qe terhoqi vemendjen e kombit, u shpalos si nje drame Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Ne zerin e tij te paimitueshem, Anthony zbulon detajet pikante pas qendrimit te tij te stuhishem si drejtor i komunikimeve ne Shtepine e Bardhe. Ai i tregon te gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt – perfshi njerezve me te pushtetshem te vendit. Nese levizjet politike kuptohen me mire permes jetes se dikujt, atehere nuk ka jete me te mire se ajo e Mooch-it, per te treguar ngjitjen e Donald Trump-it ne Amerike. Vetem kur iu bashkua fushates Donald Trump per President, si perfaqesues per median dhe keshilltar ekonomik, iu hapen syte ndaj gjendjes se veshtire te klases se mesme. U desh nje ndertues miliarder qe jetonte ne nje kulle ne Fifth Avenue, qe t’i tregonte se cfare i kishte ndodhur lagjes ne te cilen ai ishte rritur, dhe komuniteteve te ngjashme ne mbare Ameriken. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi me i mire per te ardhmen e vendit. Nje liber i kendshem, me humor, prekes dhe frymezues, ky liber do te jete padyshim nje nga librat me te mire qe eshte shkruar per presidencen e Trump-it. Trump, presidenti me jakë blu! Nuk ka akoma një vlerësim për këtë produkt
Biografi & Kujtime