DUDAJ - CHANEL NJE JETE SI NE PERRALLE - ALFONSO SIGNORINI
$68.31
$103.83
SPECIFIKAT E PRODUKTIT Përshkrimi:Coco Chanel-i, qe bota e zgjodhi si mbretereshe te shijes, si muze te bukurise, bekuar prej sukseseve absolute, eshte protagoniste e nje epoke dramatike, qe fitoi dhe luftoi kunder brutalitetit te nje bote, te nje shekulli. Kuriozitet i vetvetishem, frike perpirese qe te ndjek, qe te ben te vraposh. Nje deshire hijeshie e bukurie, qe arrijne te sherojne nje adoleshence te shperfytyruar nga trishtimi. Ne bebet e shndritshme te syve te kesaj vajze te paqete, Signorini lexon synimet e Coco-s per te ardhmen, dritherimen e ankthit qe vogelushja Gabrielle ndien mbi lekure, zjarrin e fshehte qe e djeg perbrenda. Edhe vepra pushtohet prej ketyre perceptimeve. Sensualitet dhe pasion pa pushim, po ato qe Coco-ja i misheron edhe te veshjet, kapelat dhe aromat e pangaterrueshme te parfumit te saj. Por shohim edhe nje Gabrielle te buzeqeshur e te hijshme, qe ne Cafe Chantant kendon Kush e pa Coco-n ne Trokadero, cka i dhuroi “kafshaten e pare te suksesit” dhe pagezimin me emrin aq te famshem artistik: Coco. Krenari, kembengulje, ambicie, veshtrim drejt horizonteve te largeta, talenti i Coco-s nis te beje perpara. Rrobaqepesja nga fshati, por me ide “shume te guximshme”, vajza e hijshme e veshur si mashkull, takon Boy Capel-in dhe ndien menjehere per te. Boy hyn vrullshem ne ditet e palumtura te Coco-s. E ndihmon te gjeje rrugen e duhur, te sherohet nga mosbesimi. Lind Coco Chanel-i. Coco-ja qe triumfon ne boten e modes me krijimet e veta plot fantazi e sharm. Coco-ja me fitime tejet te medha e me miq te famshem: Stravinskij, Cocteau, Picasso. Coco Chanel, muza e bukurisë dhe e modës! Nuk ka akoma një vlerësim për këtë produkt
Biografi & Kujtime